Dy ditë më parë, në autostradën Lushnje-Tiranë, avokati i njohur Mariglen Koçiu, humbi jetën në aksidenti tragjik në aksin Lushnje-Tiranë.
Kolegët dhe miqtë e tij, kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, duke reaguar me trishtim për ikjen e tij të parakohshme.
56-vjeçari, mësohet se po kalonte në këmbë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur është përplasur nga një makinë e drejtuar nga shtetasi, Lulzim Balilaj.
Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, avokat Mariglen koçiu, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Aksidenti ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit të ditës së shtunë.
“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56-vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autostrada Lushnjë-Tiranë dhe anasjelltas është një ndër pikat e zeza të aksidenteve në vendin tonë, për shkak se banorët e zonës dhe qytetarë të tjerë që duan të shkojnë nga një anë në tjetrën, nuk zgjedhin mbikalimet, por i kalojnë korsitë në këmbë, duke u bërë burim aksidenti“, njoftoi policia.