Një 55-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, sipas të cilave dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën rreth orës 14:30 në via Iseo, në Erbusco, Breshia.
Shqiptari ka qenë pasagjeri i njërës prej dy makinave të përfshira në aksident. Në vendngjarje kanë ndërhyrë tre autoambulanca por për të shpëtuar jetën e shqiptarit ishte tepër vonë.
Nga ana tjetër, personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë pësuar lëndime të rënda, por kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik./albeu.com/