Qyteti i Beratit u trondit ditën e djeshme nga një aksident trsagjik që i mori jetën nënë e bir, pasi makina e drejtuar nga 25-vjeçarja Klaudja Xhaferaj humbi kontrollin e mjetit e për pasojë makina ra në lumin Osum.
Fillimisht makina u përplas me kangjellat anësore të rrugës të cilat u shëmben sapo parakolpi i makinës i preku.
Ekspertë dhe njerëz të ndryshëm, ia kanë hedhur fajin bashkisë për kangjellat të cilat duhet të mbajnë deri në 40 ton, dhe nëse do të ishin sipas standardeteve sot të flisnim për demë materiale dhe jo për jetë të humbura.
Në lidhje me këtë një specialist punonjës për mirëmbajtjen në bashkinë Berat ka thënë se kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësoret e jo për automjetet.
Barrierat metalike bëhen në rrugë nacionale dhe në autostradat dhe jo në mes të qytetit është shprehur punonjësi i Bashkisë./albeu.com