Aksidenti në aksin Lezhë-Laç, ndërron jetë në spital shtetasi francez

Ka ndërruar jetë shtetasi francez që u përfshi në një aksident gjatë natës në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Spiten.

Makina me të cilën ai udhëtonte u përplas me një tjetër dhe për pasojë doli nga rruga. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në kryeqytet, por nuk ka mundur që të mbijetojë.

I plagosur ka mbetur edhe një tjetër person nga Fushë Kuqja, i cili fillimisht është larguar.

Ai është identifikuar dhe më pas është paraqitur në spital për trajtim, ku edhe është larguar dhe po merret në pyetje.

Policia po heton shkaqet, ndërsa pritet marrja e dëshmisë për arsyet e largimit.


Shtuar 15.03.2024 10:07