Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, sot ditë zie në Kosovë

Në Kosovë sot do të jetë ditë zie. Vendimi është marrë nga Presidentja Vjosa Osmani, për të ndëruar qytetarët e Kosovës që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Kroaci.

Kujtojmë se nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme në Kroaci kanë humbur jetën 10 persona dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Autobusi ishte plot me shqiptarë të Kosovës që po vinin nga Gjermania në vendlindje./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 08:22