Aksidenti i rëndë në Tiranë, Mercedesi përplas çiftin dhe fëmijën e tyre 3-muajsh! Autori “zhduket” (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Një mjet tip Benz ka përplasur një çift bashkëshortësh bashkë me foshnjën e tyre 3-muajsh.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/