Drejtori i policisë rrugore, Altin Qato foli në Abc Live në lidhje me aksidentin e djeshëm në Rrugën e Kavajës në Tiranë, , ku një makinë me shpejtësi s përplasi në rrugë çiftin Arjan dhe Vilma Konomi së bashku me foshnjën e tyre 3-muajshe.
Qato thotë se shoferi i mjetit, 39-vjeçari Ajas Sulejmani është aktualisht nënë arrest dhe se ndaj tij rrëndojnë 3 akuza.
Drejtori i policisë pohoi se Sulejmanit do t’i hiqet leja e drejtimit për 24 muaj.
“Dje kemi qenë para një ngjarjeje tepër të rëndë. Kemi bërë një analizë të plotë të situatës. Edhe pse autori është larguar në momentin e parë ai u kap.
Është marrë masa administrative. Është bërë testi i alkoolit për shoferin. Ai ka dalë përdorues i lëndëve narkotike. I është hequr patenta për 24 muaj”, u shpreh Qato.