Aksidenti fatal në Tiranë/ Momenti prekës kur bashkëshorti i të ndjerës shkon në vendngjarje (VIDEO)

Pak minuta pas aksidentit tragjik të ndodhur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me pasojë vdekje e nje gruaje, në vendngjarje ka mbërritur edhe bashkëshorti i viktimës.

Identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur.

Gruaja u përplas për vdekje nga autoboti i ujit të UKT-së, ndërsa lëvizte me motoçikletë elektrik.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa trupi i pajetë i gruas ka qëndruar për pak kohë në rrugë deri në mbërritjen e ambulancës.

 

 


Shtuar 17.03.2026 12:13