36 makina janë përfshirë në një aksident në autostradën D5 të mbuluar me borë pranë Zebrak në Republikën Çeke. Sipas njoftimit të policisë, gati gjysma e makinave të përfshira në aksident ishin kamionë.
Përplasja ka ndodhur dje në kilometrin e 33-të të autostradës D5, në korsinë drejt Pragës.
Nga aksidenti mbetën disa persona të lënduar, 2 prej të cilëve u dërguan në spital me helikopter.
Autostrada D5 u bllokua për orë të tëra. Në orën 20.00 u njoftua se korsitë drejt Pilsenit ishin të kalueshme. Zhbllokimi i korsive për në Praga ka zgjatur deri orët e mëngjesit të ditës së sotme.
Radha e automjeteve të aksidentuara ishte 150 metra e gjatë. Pas tij kishte bllokime trafiku që kishin arritur në vendin e përplasjes para se policia të mbyllte autostradën./albeu.com