Aksident tragjik në aksin Memaliaj-Mallakastër, humb jetën fëmija 10 vjeç

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje ku një i mitur ka humbur jetën.

Sipas raportimeve, aksidenti fatal ndodhi në aksin Memaliaj-Mallakastër ndërsa 10-vjeçari s’i mbijetoi plagëve.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Shtuar 26.09.2025 18:44