Aksident tragjik/ Autobusi me studentë përplaset me kamionin, humbin jetën 12 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil, ku një autobus me studentë është përplasur me një kamion, e për pasojë humbën jëtën 12 persona.

Autobusi që transportonte studentë të Universitetit dhe një kamion, u përplasën në një autostradë në juglindje të Brazilit, në shtetin e Sao Paulo.

Autoritetet lokale, bëjnë të ditur se 12 studentë humbën jetën dhe 21 të tjerë mbetën të plagosur.

Shoferi i kamionit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, por më pas u ndalua dhe u dërgua në spital.

Ai akuzohet për tentativë arratisjeje, vrasje nga pakujdesia dhe lëndim trupor.


Shtuar 22.02.2025 09:44