Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit. Mësohet se një mjet, që drejtohej nga një shtetas i pirë ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi përgjatë aksit Axhensi-Gjykatë.
Mjeti ka goditur fillimisht një makinë përballë shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” dhe është larguar me shpejtësi, por pak metra më tutje ai është përplasur edhe me 3 mjete të tjera. Si pasojë e përplasjes janë plagosur rëndë dy shtetas, të cilët ishin pasagjerë me të në makinë. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, ndërkohë që lëvizja e automjeteve është devijuar në rrugën përgjatë lumit Osum.
Mjetet e përfshira në aksident janë; një Golf 5, një Mitsubish dhe një Subaro./albeu.com