Aksident në Tiranë, autobusi me pasagjerë hipën mbi trotuar

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë tek pallatet 9 katëshe, ku një autobuz ka përfunduar mbi trotuar. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, teksa qytetarët kanë panikosur. Dyshohet se ka qenë vetëm një defekt teknik që ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit.

Mësohet se autobusi ka qenë i ndaluar dhe shoferi kishte zbritur për të marrë një bidon ujë. Ndërkohë është bërë testi i alkoolit ndaj drejtuesit të automjetit por rezultoi se nuk kishte konsumuar së fundmi.

Sistemi i frenimit funksionon përmes ajrit, dhe mjeti ka nisur të lëviz pa drejtuesin brenda. Ky i fundit i ka thënë policisë në dëshminë paraprake “Zbrita për të marrë një shishe uji. Pashë mjetin që po lëvizte u nisa drejt tij, por sbëja dot gjë. Fatmirësisht një shtyllë u fut brenda fizarmonikës që pengoi lëvizjen e autobusit”


Shtuar 18.06.2021 15:58