Aksident në Shkodër/ Përplasen dy makina, plagoset 7-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

Këtë të premte në orën 10:00, në rrugën “Lin Delija”, një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku një  7-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve policore, bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C. e për pasojë është plagosur I mituri.

Mësohet se 7-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C.

Si pasojë është dëmtuar një 7-vjeçar, pasagjer në automjetin e shtetases M. C., i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 26.07.2024 11:20