Aksident në qendër të Tiranës: Përplaset autobuzi, 4 qytetarë dërgohen në spital

Një autobus është përplasur me një makinë mëngjesin e ditës së sotme në qendër të Tiranës.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër qytetarë që ishin pasagjerë në autobus. Ata janë dërguar në spital për të marrë mjekim, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Informacioni paraprak nga policia: 

Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobus me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobus të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 20.04.2021 08:26