Aksident në Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me trafik ndarësen, raportohet për dy të plagosur

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, një aksident ka ndodhur në aksin Thumanë- Lezhë, ku një automjet që drejtohej nga një 35-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Për pasojë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.


Shtuar 10.09.2024 08:21