Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë. Si pasojë e aksidentit shtetasi me iniciale K.J, 30 vjeç ka aksidentuar të miturin Y.Sh, 14 vjeç.
Pas aksidentit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.
Ndërsa 14 vjeçari po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.
Këlcyrë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.
Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.
Shtetasi Y. Sh. po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.