Aksident në Durrës, shoferi në gjendje të rëndë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë është shënuar pak kohë më parë në Durrës. Burime për media bëjnë me dije se shoferi i një mjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin në afërsi të Mamurrasit duk përfunduar përmbys në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë është lënduar rëndë shoferi i mjetit, teksa në vendngjarje kanë shkuar në mënyrë të menjëhershme shërbimet e urgjencës.

I lënduari po dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë plagë të rënda në pjesën e kokës.

Grupet hetimore po punojnë për shkaqet dhe zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.


Shtuar 13.08.2024 19:31