Aksident në Durrës/ Makina përplas dy fëmijë teksa po lëviznin me monopatinë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Durrës. Dy fëmijë janë aksidentuar teksa po lëviznin me një monopatinë.

Ngjarja rrugore ndodhi në rrugën “Vllaznimi” në Durrës ku një automjet deklarohet paraprakisht se ka goditur të miturit që janë dërguar me autoambulancë në urgjencën spitalore.


Shtuar 17.10.2024 21:21