Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Vlorës, ku një pushues ka mbetur i plagosur gjatë qëndrimit në ujë. Të dhënat e para tregojnë se ai ka pësuar prerje të thella në këmbë, pasi është goditur nga helika e një mjeti lundrues.
I dëmtuari është nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Ende nuk dihen rrethanat e sakta se si ka ndodhur aksidenti.
Të lidhura
None found
Pritet që hetuesit të sqarojnë dinamikën e ngjarjes, teksa vijojnë verifikimet në vendngjarje.
