PD denoncon dhunën ndaj protestuesve dhe kërkon hetim: Edi Rama është i rrethuar dhe i çakorduar

Protesta e zhvilluar sot përpara Kuvendit, e cila nisi në orën 08:30, u karakterizua nga tensione dhe përplasje. Në orën 10:00, kur filloi seanca plenare, protestuesit hodhën vezë në drejtim të deputetëve.

Gjatë tubimit, policia shoqëroi disa persona.

Të lidhura

None found

Pas këtyre zhvillimeve reagoi Partia Demokratike, e cila e cilësoi alarmant bilancin e dhunës policore ndaj protestuesve dhe kërkoi nisjen e një hetimi. Qëndrimi u bë publik përmes një deklarate të deputetit të PD-së, Klevis Balliu, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend.

Sipas Balliut, ushtrimi i dhunës ndaj shqiptarëve që protestojnë në bazë të një të drejte universale, të garantuar nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare, tregon qartë se Edi Rama, tashmë i rrethuar dhe i çakorduar, ka braktisur propagandën dhe po përdor shkopin e gomës, gazin lotsjellës dhe instrumentet e represionit kundër qytetarëve.

PD deklaroi se bilanci i protestës së sotme përpara Kuvendit është shqetësues. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të institucioneve shëndetësore, ajo bëri të ditur se 17 persona morën trajtim mjekësor në QSUT dhe në Spitalin Universitar të Traumës. Në QSUT u paraqitën 10 protestues, prej të cilëve 4 u trajtuan në Urgjencë dhe 3 të tjerë në shërbimin e Toksikologjisë, ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës mori ndihmë mjekësore 1 protestues.

Partia Demokratike ngriti shqetësimin se, përveç këtij bilanci, gjatë protestës u regjistruan raste kur disa të rinj u dhunuan nga persona të paidentifikuar. Sipas saj, qytetarë të tjerë u shoqëruan dhe u arrestuan për veprime simbolike proteste, përfshirë hedhjen e vezëve.

Për këto ngjarje, PD kërkoi një hetim të plotë dhe transparent, duke theksuar se në një shtet demokratik askush nuk duhet të dhunohet apo t’i hiqet liria për shkak se ushtron të drejtën për të protestuar.

Selia blu dënoi çdo përdorim joproporcional të dhunës kundër protestuesve dhe përsëriti qëndrimin se zgjidhja e vetme qëndron te kërkesat e protestës qytetare dhe përmbushja e tyre.

Në deklaratë u kritikua edhe sjellja e Policisë së Shtetit, e cila, sipas PD-së, në vend që të ruajë rendin dhe të garantojë mbrojtjen e qytetarëve, po vepron si një strukturë në shërbim të pushtetit politik, duke ushtruar represion dhe dhunë ndaj protestuesve.

Partia Demokratike i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë çdo rast të përdorimit të paligjshëm, të panevojshëm dhe joproporcional të forcës. Ajo kërkoi gjithashtu identifikimin e personave të paidentifikuar që dhunuan të rinjtë, si dhe verifikimin e ligjshmërisë së shoqërimeve dhe arrestimeve të qytetarëve për veprime simbolike proteste.

Sipas PD-së, Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një vend ku protestuesit dhunohen, arrestohen për një vezë dhe trajtohen si kriminelë, ndërkohë që ata që vjedhin paratë publike mbrohen me gaz që të mos goditen nga një domate.

Në përfundim, partia deklaroi se ekziston vetëm një rrugëzgjidhje, e shprehur përmes thirrjes së protestuesve që, sipas saj, po dëgjohet fuqishëm në shesh dhe kudo: “Rama, jepe dorëheqjen!”


Shtuar 23.07.2026 18:32

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet