Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushk ku automjeti për shkak të shpejtësisë së lartë për parakalim ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion.
Gjithashtu, nga kjo përplasje e fortë kanë mbetur të plagosur te dy drejtuesit e automjeteve si dhe bashkëudhëtarin e njërit prej tyre.
Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës dhe janë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.