Një efektiv policie ka mbetur i plagosur, pas një aksidenti të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 08:45, ku shtetasi L. K., 46-vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. K., i cili mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe AMP po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.