Mëngjesin e sotëm, në aksident ka ndodhur në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
Paraprakisht, mësohet se një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës, është përplasur me një automjet tip “ Audi” i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por fatmirësisht pa të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut.

