Aksident i rëndë në Zall-Bastar/ Makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima

Këtë të mërkurë, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar  në zonën e Zall-Bastar, në periferi të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë, në rrethana ende të paqarta.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupave dhe sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Sipas informacioneve, dyshohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rënies së automjetit në humnerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimave dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ndërsa poli


Shtuar 12.11.2025 14:26