Mbrëmja e çmimeve, FIFA shpall sot fituesit për disa kategori të rëndësishme

Sot në mbrëmje, në orën 21:00, FIFA do të ndajë çmimet më të mira për vitin kalendarik 2022. Çmimi në të cilin e gjithë bota i ka sytë është te lojtari më i mirë për meshkuj. Finalistë për të të fituar këtë çmim janë Benzema, Mbappe dhe Messi. Gjithashtu do të ndahet edhe çmimi për trajnerin më të mirë, ku Ancelotti, Guardiola dhe Scaloni sfidojnë njëri tjetrin.

Ja të gjitha çmimet dhe finalistët

Lojtari më i mirë për meshkuj: Benzema, Mbappe, Messi

Lojtarja më e mirë për femra: Mead, Morgan, Putellas

Portieri më i mirë për meshkuj : Bounou, Courtois, Martínez

Portierja më e mirë për femra: Berger, Earps, Endler

Trajneri më i mirë i meshkujve: Ancelotti, Guardiola, Scaloni

Trajneri më i mirë i femrave: Bompastor, Sundhage, Wiegman

Çmimi Puskas: Oleksy (Warta Poznan), Payet (OM kundër PAOK), Richarlison (Brazil kundër Serbisë)