Aksident i rëndë në Peqin, makina përplas për vdekje 10-vjeçarin (EMRI)

Këtë të enjte rreth orës 14:00, një aksident me pasojë vdekjen e një 10-vjeçari, është regjistruar në aksin rrugor Peqin -Elbasan.

Sipas burimeve nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në fshatin Pajove dhe janë përshirë  dy automjete.

Të lidhura

None found

Pas përplasjes njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge, duke përplasur për vdekje fëmijën e mitur. Burime bëjnë me dje se viktima është Enjo Tabaku.

I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme, për shkak të plagëve të shumta.

Ai u përplas nga automjeti  tip Volksëagen golf. Automjeti drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti 46-vjeç ndërsa automjeti tjetër tip Audi, drejtohej nga Mikel Petrit  41-vjeç.


Shtuar 31.10.2024 15:23