Aksident i rëndë në Milot-Mamurras, humb jetën nëna, 3 fëmijët shoqërohen në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të enjte në aksin e autostradës Milot-Mamurras.

Sipas burimeve bëhet me dije se një autoveturë që po udhëtonte në drejtim të Rinasit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt. Si pasojë, ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital një grua. Shkak i aksidentit është bërë pagjumësia e drejtuesit, që është shoqëruar menjëherë në polici.

Gjithashtu mësohet se në mjet udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët, ku këta të fundit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com