Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën shoferi i automjetit

Një person ka humbur jetën nga një kasident tragjik në Fier. 74-vjeçari, L.S., duke drejtuar mejtin e tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

“Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e shoferit të automjetit ka ndodhur sot në rrugën “Çermë-Lushnjë”.

Blutë e Fierit bëjnë me dije se në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, shtetasi L. S., 74 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi L. S. është dërguar në spital, por ka humbur jetën, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”


Shtuar 21.10.2024 16:06