Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën emigranti shqiptar (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 4:15, një 34-vjeçar shqiptar ka humbur jetën  pas një aksidenti automobilistik, në Rodos të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:15, në rrugën “Akti Miaouli” në Paradeisi të Rodos. Motori që drejtohej nga Valter Vizani, 34-vjeç nga Fieri ka dalë nga rrugë në rrethana të paqarta, duke shkaktuar vdekjen e të riut. Hetimet për ngjarjen po i kryen stacioni policor i Ialisou.

Nga provat e para që policia mblodhi, rezulton se drejtuesi i mjetit nuk mbante kaskë mbrojtëse dhe se nga rrëzimi i tij ka pësuar një dëmtim fatal në kokë.


Shtuar 6.11.2024 09:20