Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën fëmija tre vjeç, plagoset rëndë nëna

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, në fshatin Kuqan, ku mjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeç që ndodhej në mjet, ndërsa nëna Oltja Maloku ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit./albeu.com

 

 


Shtuar 5.08.2021 10:09