Aksident i rëndë në Divjakë, ndërron jetë 19-vjeçarja dhe plagosen dy persona

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën nga Divjaka drejt plazhit. Një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 19-vjeçare E. M., ndërsa ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit V. H., 25 vjeç dhe një tjetër pasagjer, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjes ku ndodhen në kujdesin e mjekëve ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:25, në rrugën nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.


Shtuar 15.04.2021 11:28