Aksident i rëndë në Burrel/ Makina përplas 4 këmbësorë, të lënduarit dërgohen me urgjencë drejt traumës në Tiranë

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur ‘ish-grumbullimi’ në Burrel,  në shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Sipas policisë, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjet, duke dalë nga rruga ku fillimisht është përplasur me koshin e mbeturinave dhe ka marrë përpara katër personat që ndodheshin në trotuar duke i plagosur rëndë.

Pasi ka shkaktuar aksidentin, policia njoftoi se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim.

Katër të plagosurit, mes tyre një fëmijë janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, ndërsa personi i katërt i cili është shofer i mjetit të pastrimit të Bashkisë dhe në atë moment po ndërronte gomën e mjetit, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit të rëndë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti tip Benz.


Shtuar 19.02.2024 13:37