Emri/ Përplasi me makinë katër këmbësorë dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 28-vjeçari në Burrel

Ditën e sotme, një aksident I rëndë ka ndodhur në Burrel, 28 vjeçari Ylber Xhepavdia, ka përplasur me makinë  katër këmbësorë, të cilët kanë përfunduar në spital.

Sakaq, mësohet se  28 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të policisë, drejtuesi i automjetit, Ylber Xhepavdia, 28- vjeç, është arrestuar.

Njoftimi:
“Aksidentoi 4 këmbësorë dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, lokalizohet, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari.

Shoqërohet në Komisariat dhe një shtetas tjetër, i cili me mjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit 28-vjeçarin.

Në vijim të informaciont paraprak, ku në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’, në Burrel, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi 4 shtetas (këmbësorë), dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, si rezultat i veprimeve hetimore dhe intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit Y.Xh., 28- vjeç, banues në Mat.
Gjithashtu, u bë shoqërimi në Komisariat i shtetasit A.B., i cili me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit shtetasin Y.Xh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”.