Aksident i rëndë në Bulqizë, makina del nga rruga, plagoset këmbësorja

Një askident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Lagjen e Re me atë të Vjetrën dhe makina e tipit “BMW” ka dal nga rruga.

Të lidhura

None found

Makina është përplasur me pemët që ishin në trotuar, ku ka goditur rëndë një këmbësore.

Gjithashtu, gruas së plagosur dhe drejtuesit të automjetit u është dhënë ndihma e parë nga klalimtarët aty pranë, ndërsa kanë njoftuar menjëherë ambulancën.

Mjekët e spitalit të Bulqizës kanë shprehur se gruaja kishte marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Sakaq, drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 19.02.2025 18:07