Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy makina bëhen “copash”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, në autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht në aksin Marikaj-Vorë. Disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa një kamion është përmbysur si pasojë e goditjes.

Fatmirësisht, sipas raportimeve paraprake, nuk ka të lënduar nga aksidenti, por ka shkaktuar një kaos të madh në trafik, duke rënduar qarkullimin në këtë aks të rëndësishëm që lidh kryeqytetin me Durrësin.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të normalizuar trafikun e rënduar. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet për të shmangur situata të ngjashme.


Shtuar 18.01.2025 17:43