Një aksident i pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë ku një mjet xhip ka dalë nga rruga dhe ka ngelur i varur në anë të rrugës gati për t’u rrëzuar.
Mjeti është përplasur me makina të parkuara dhe ka përfunduar i varur në buzë të rrugës së tretë ku poshtë saj ndodhej një ndërtesë.
Nga përplasja e mjetit nuk i hapeshin dyert për të nxjerrë drejtuesin i cili ishte një i moshuar, rreth 70 vjec, i identifikuar si Ramadan Pashaj, banor i fshatit Vrinë, bashkia Konispol.
Ka qenë ndërhyrja në kohë e zjarrfikses që bëri të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga makina i cili u transportua drejt spitalit.
Policia ndodhet akoma në vendngjarje për të përcaktuar shkakun.