Aksident i frikshëm/ Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy të plagosur (Pamjet)

Këtë të mërkurë, një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrinë, Bashkia Konispol, ku një automjet që vinte nga Greqia, me dy shtetas të huaj në bord, ka përfunduar në kanalin e Butrintit.

Drejtuesi i mjetit duket se nuk e ka parë kthesën që të çon në vendin e quajtur “Lundra” dhe ka përfunduar në kanal.

Menjëherë banorë të zonës që kanë parë skenën, janë hedhur në ujë duke nxjerrë nga automjeti që po fundosej një çift të huajsh.

Banorët u kanë dhënë ndihmën e pare, duke i nxjerrë nga uji deri sa ka mbërritur infermierja e zonës, Liljana Rumank, që u ka dhënë ndihmën e parë.

 

 

Ajo ka konstatuar se mashkulli kishte parametra të ulët jetësore, ndërsa shoqëruesja e tij paraqitej në gjendje më të mirë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca, të cilët i kanë transportuar drejt Spitalit të Sarandës dy të lënduarit.

Ata janë identifikuar si Onno J Van Helden 53-vjeç nga Holanda dhe Dajana Murai 34-vjeç nga Brazili.

Gjendja e 53-vjeçarit paraqitet kritike ndërsa e 34-vjeçares më e stabilizuar.

Megjithatë, ata do të nisen me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.


Shtuar 31.07.2024 15:15