Aksi Thumanë-Kashar, banorët e zonës sërish në protestë

Disa qindra banorë të Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës kanë nisur sërish një protestë, duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar.

Kjo është protesta e 4-t që banorët e zonës zhvillojnë në këtë aks, duke kërkuar nga autoritetet që të respektojnë projektin fillestar, që parashikonte hyrje-dalje në rrugën e re, duke i dhënë akses banorëve që të ndërlidhin dy rrugët, atë ekzistuesen dhe autostradën e re.

Banorët pretendojnë se jeta e tyre është izoluar krejtësisht dhe bizneset po u falimentojnë, për shkak të mungesës së hyrje-daljeve në aksin e ri.


Shtuar 8.08.2024 18:33