Aksi Përrenjas-Qafë Thanë mbulohet nga dëbora, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Aksi i rrugës kombëtare Përrenjas-Qafë Thanë është bllokuar prej reshjeve të dëborës që kanë nisur në vend ditën e sotme.

Mësohet se si pasojë e motit të keq është vështirësuar jashtëzakonisht qarkullimi. Në terren janë shërbime të përforcuara të policisë rrugore dhe po punojnë për disiplinimin e qarkullimit të automjeteve.

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve Policia Rrugore ka paralajmëruar që të gjithë përdoruesit e rrugë Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë të qarkullojnë me automjete me goma dëbore dhe të jenë pajisur me zinxhirë.

Aktualisht rruga është e hapur dhe automjetet e mirëmbajtjes së saj janë në terren duke punuar pa ndërprerje, megjithatë situate mbetet e vështirë dhe qarkullimi i rrezikshëm.

 


Shtuar 25.11.2023 16:42