Deputetët e e rinjë të Partisë Socialiste, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të ndjekin një program trajnimi përpara se të ulen në karriget e Kuvendin të Shqipërisë në shtator. Kjo iniciativë zhvillohet në kuadër të “Akademisë Politike” të PS-së, e cila këtë herë synon të përgatisë 54 deputetët për mandatin e tyre të parë, 21 gra dhe vajza, si edhe 33 burra.
Trajnimi do të nisë më 20 qershor dhe do të zgjasë rreth një muaj. Aktivitetet do të zhvillohen në selinë e Partisë Socialiste dhe do të udhëhiqen nga deputetët me përvojë të kësaj force politike.
Hapjen e Akademisë politike do ta bëjë kryeministri Edi Rama, ndërsa ndër lektorët e tjerë do të jenë emra të njohur si Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Niko Peleshi.
Gjatë këtij cikli trajnimesh, do të trajtohen tema kyçe si: Roli i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit, Funksionimi i Parlamentit, Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare si edhe PS dhe vizioni 2030.