Ajola Xoxa nuk ndahet nga gjykatat në vend pasi së fundmi ka kundërshtuar kontrollet të kompania Partner Law.
Tek kjo e fundit u zbuluan disa fatura dhe shenime për shumë të konsiderueshme ndërmjet OFJ se Ajola Xoxës me shoqërisë së Elman Abules.
Nga kontrollet e kryera SPAK zbuloi disa fatura ku me pas janë përdorur si prova penale ndaj saj.
Pasi gjykata e Lartë rrëzoi kontrollet të Harabel, Ajola Xoxa i është drejtuar sërisht shkallës së tretë të gjyqsorit kësaj radhe për kundërshtimin e kontrolleve te Partner Law.
Kjo zyrë juridike ka qënë subjekt e vëzhgimit të SPAK ku janë zbuluar edhe fatura që biznesmenët e ndryshem kishin kryer marrëveshje për kalimin e fondeve.
Më konkretisht nga materialet e sekuestruara është zbuluar dhe lidhja e Ajola Xoxës më biznesmenin Elman Abule për detyrimin në disa fatura konsulence.
Në dosjen hetimore thuhet se “Rametal” shpk i detyrohej ende “Partners Law” shpk të shtetases Ajola Xoxa shumën prej 25,200 Euro dhe “Ava Studio” shpk të Valbona Xoxa, nënes së Ajola Xoxa, 18.000 euro.
Këto kontrolle më herët janë rrëzuar nga dy shkallët e gjyqsorit por Ajola Xoxa shpreson që të fitojë në gjykatën e lartë.
Ajola Xoxa sipas SPAK kishtë nën menaxhim disa OFJ për të cilën 5 biznesmen të cilët merrnin fonde nga bashkia Tiranë i shpërndanin në qendrat e Xoxës me kamuflimin e kryerjes së shërbimeve të ndryshme.
Për këto veprime ajo ndodhet nën masën e sigurisë detyrim paraqitje e ndërsa bashkëshorti i saj Erjon Veliaj ndodhet ne burg.
Pjese e dosjes janë edhe 5 biznesmen e ndërsa hetimi vijon për zbulimin e përsonave të tjerë të përfshirë.
Shorti ka përcaktuar gjyqtaren Albana Boksi e ndërsa avokatet janë në pritje të datës dhe orës së zhvillimit.