Ahmeti nga Buteli: Mbështesni Agjendën e blertë, sepse nënkupton jetë më cilësore (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore e vazhdoi sonte në komunën e Butelit, duke prezantuar kështu listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë.

Kryetari i BDI-së Ahmeti, para të pranishmëve theksoi se ai dhe partia e tij kanë bërë hapa shumë të guximshëm, sepse të zgjasësh jetë është guxim poashtu.

“Ne mund të kemi dallime por mos kishim dallime do ishim njejtë, por të flasin për dobësitë e BDI, uën them që 20 vite sigurisht që po të kërkosh me syze edhe mund të gjenden gabime sepse ata që punojnë bëjnë gabime, se ata që rrinë në një vend edhe krymben e kundërmojnë. Unë 20 vite të jetës sime legale në këto hapësira dhe 20 vite në ilegalitet u jam drejtuar njerëzve me vëllezër e motra e jo në bandit sepse nuk janë të tillë. Të keqen duhet të luftojmë bashkë, me çka duan të maten me BDI, çdo shqiptar është krenar me të arriturat këtu.

Gjithmonë jemi marrë me projekte dhe situatave shumë të guximshme, zgjedhjet që na vijnë do të hymë me kryeministër, ka ngjarje në historinë e kombeve nëpër shekuj që kanë zgjatur vetëm tre dit.

Ne kemi bërë hapa dhe kemi shtyrë barikada, ne hapin e bëjmë kilometër e jo metër. Agjenda e gjelbër do të thotë jetë, a është dashur guxim sigurisht që po, të zgjasësh jetën e të zbukurojsh vendlindjen e lagjen e qytetit”, ka deklaruar kështu Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.


Shtuar 30.09.2021 21:31