Agron Shehaj: Më kanë sulmuar pas takimit me ambasadoren

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj i ftuar në EuroNews ka deklaruar se pas takimit që ka zhvilluar me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është sulmuar në rrjetet sociale nga persona të caktuar, që sipas tij kanë qasje anti-amerikane.

“Ambasadorja ishte e interesuar rreth kandidimit tim dhe diskutuam mbi këtë dhe çështje të tjera politike. Ka patur shumë reagim në fakt, ka pasur kritika, ka pasur edhe sulme. Ka pasur kritika, sepse realisht shumë demokratë janë lënduar nga vendi i DASH për të shpallur  non grata z. Berisha dhe është e kuptueshme. Ka pasur sulme në rrjete social, nëpërmjet disa mekanizmave që janë përdorur gjatë fushatës elektorale dhe tani po përdoren kundër meje.

Janë individë të caktuar që punojnë…Ka demokratë që në mënyrë spontante kanë reaguar për vendimin e DASH, por nga ana tjetër ka pasur sulme që kanë shfrytëzuar këtë zemërim nga individë të caktuar që punojmë për PD, që kanë filluar të punojmë kohët e fundit me qasje qartësisht antiamerikane”, tha Shehaj.


Shtuar 2.06.2021 21:57