Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj ka takuar ditën e sotme qytetarët në Delvinë.
Në këtë takim, Shehaj u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ia doli të rrëzonte kryeministrin Edi Rama as me protesta dhe as me bojkote.
“Lulzim Basha premtoi që do ta rrëzonte Edi Ramën, në fillim me protesta e më pas me bojkote, por me votë nuk ia doli. Vetëm me votë mund të rrëzohet, vetëm duke punuar me PD-në, duke e përmirësuar Partinë Demokratike. Sepse PD është alternativa e vetme në Shqipëri”, është shprehur Shehaj.
Ai më tej theksoi se Partia Demokratike është alternativa e vetme në Shqipëri, dhe se kryeministri Rama mund të rrëzohet me votë.