Aktorja e njohur shqiptare e telekomedive në vitet 2000, Eriselda Shllaku, ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj artistike.
E ftuar në RTV Ora, ajo ka sqaruar dhe largimin nga puna, sipas saj të pa lajërmuar, nga moderatori dhe aktori i humorit Agron Llakaj.
Shllaku u shpreh se arsyeja që i kanë dhënë për largimin nga puna ka qenë mungesa e fondeve.
“Po më ka hequr nga puna pa paralajmërim. Pas deklaratës nuk më ka kontaktuar. Realiteti është ashtu sikur e thashë. Një ditë të bukur, më erdhi një mesazh nga asistentja e Gonit dhe më tha se nuk je më pjesë e Al Pazar, për mungesë fondesh. Shkova nesër të flisja me Gonin dhe me qetësinë më të madhe më tha për mungesë fondesh nuk do jesh më. Për Gonin ndoshta isha e shtrejntë, s’përballonte dot shpenzimet e mia”, u shpreh aktorja./albeu.com/