Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka paralajmëruar se vendi tani po shkon në një valë të katërt të infeksioneve Covid-19.
“Ne po përjetojmë një shkallë të infeksioneve që nuk e kemi parë që nga fillimi i pandemisë,” tha ai në një deklaratë, duke shtuar se varianti Omicron “duket se po dominon infeksionet e reja në shumicën e provincave. Gjatë javës së fundit, numri i rasteve ditore është pesëfishuar. Gati një e katërta e të gjitha testeve të Covid-19 tani rezultojnë pozitive”, tha presidenti.
Ai theksoi se autoritetet “kanë përgatitur spitalet për të pranuar më shumë pacientë”.
Kujtojmë se, Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor, dhe u përhap me shpejtësi në mbarë botën pavarësisht ndalimeve të udhëtimit dhe kufizimeve të tjera.