Afrika e Jugut do të lejojnë ankorimin e jahteve të oligarkëve rusë të sanksionuar

Afrika e Jugut thotë se do të lejojë një oligark rus të sanksionuar të ankorojë superjahtin e tij në Cape Town.

Anija 521 milionë dollarëshe, e cila i përket Alexei Mordashov, një aleat i liderit rus Vladimir Putin, u largua nga Hong Kongu në fillim të kësaj jave.

Udhëheqësit e opozitës afrikano-jugore i kishin kërkuar qeverisë të kapte jahtin e gjatë 141 metra të quajtur The Nord.

Por një zëdhënës i presidentit Cyril Ramaphosa tha se ai nuk shihte “asnjë arsye” për t’u pajtuar me sanksionet perëndimore.

“Afrika e Jugut nuk ka asnjë detyrim ligjor për t’iu përmbajtur sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe BE,” u tha Vincent Magëenya gazetarëve në Pretoria të martën.

“Detyrimet e Afrikës së Jugut në lidhje me sanksionet lidhen vetëm me ato që janë miratuar në mënyrë specifike nga Kombet e Bashkuara,” shtoi Magwenya, duke vënë në dukje se Mordashov nuk është nën asnjë sanksion të sponsorizuar nga OKB.

Vendet perëndimore dhe aleatët e tyre kanë vendosur sanksione ndaj më shumë se 1000 individëve dhe bizneseve ruse në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Qeveria e Ramaphosa deri më tani ka shmangur kritikimin e drejtpërdrejtë të Rusisë, duke abstenuar në disa vota të OKB-së që kanë dënuar shprehimisht luftën. Pretoria ka bërë thirrje gjithashtu për një zgjidhje të negociuar për t’i dhënë fund konfliktit./albeu.com


Shtuar 26.10.2022 07:41