Afera e Inceneratorëve, Kryemadhi: Ramës i erdhi zëri, duart e gjata të tij kanë firmosur vjedhjen (FOTO LAJM)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar për aferën e Inceneratorëve.

Kryemadhi ka kundërshtuar Ramën dhe është shprehur se afera nuk është individuale, por e përbashkët, pasi sipas saj, asnjë VKM nuk miratohet pa OK e kryeministrit.

“Më në fund pas 24 orësh, i erdhi zëri Ramës dhe reagoi duke e quajtur përgjegjësi individuale aferën e inceneratorëve. Mega Afera korruptive e inceneratorëve, nuk mund të jetë vepra e një individi apo institucioni të vetëm, por është skema korruptive më e madhe në historinë e shtetit shqiptar, e realizuar në bashkëpunim mes drejtuesve të shumë institucioneve të qeverisjes qëndrore dhe lokale.

Vlerësimi, kontrata dhe kthim përgjigje i 10 Ministrive brenda ditës, apo miratimi i VKM korruptive për miratim kontrate për një ditë, nuk ndodh as në shtetin më demokratik dhe funksional perëndimor, e jo më në shtetin e 2-të në botë për perceptimin më të lartë të korrupsionit.

Nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa OK e Ramës.

Inkurajoj institucionet të zbardhin përgjegjësitë e plota të gjithë zyrtarëve publikë, subjekteve private dhe individëve pjesmarrës në këtë aferë dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit. Faktet e pakundërshtueshme i kemi dorëzuar në SPAK, mjafton ti lexosh dhe kupton qartë lojën, aktorët dhe rrjedhën logjike të gjithë aferës. Kjo është sprova më e madhe për drejtësisë e re, e cila ka mundësinë të luftojë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës të kupolës së Lartë Qeveritare.

Qytetarët vijojnë paguajnë nga taksat e tyre për korrupsionin Rilindas, ndaj pyetja e vetme është kush do të mbajë përgjegjësi për 430 milionë euro të firmosura nga duart e gjata të Ramës?

PS: To be continued…”, është shprehur Kryemadhi./albeu.com/


Shtuar 15.12.2021 19:14