Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 17 vjeçe se i riu e ka përndjekur dhe dhunuar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 26 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./albeu.com